“Nuk është e nevojshme të flasim për rëndësinë e kësaj ndeshje, jo vetëm për ne, por edhe për ekipin kundërshtar. Ne jemi një skuadër që nuk dorëzohet lehtë. Duam të mos e lejojmë City-n të qarkullojë lehtësisht topin, pasi edhe ne dëshirojmë të luajmë sa më gjatë me të në këmbë. Kemi lojtarët e duhur, me karakteristikat e duhura për ta bërë një gjë të tillë. Do të jetë një mision shumë i vështirë, absolutisht, por nëse tregohemi cinikë dhe agresivë, atëherë besoj se mund të kemi disa shanse shumë të mira. Është një betejë që ende nuk është mbyllur, prandaj duhet të jemi gati për të shfrytëzuar çdo situatë. Nuk mund ta parashikosh rrjedhën që do të ketë ndeshja. Futbolli është një lojë që gjithmonë të surprizon. Gjatë ndeshjes përballesh me situatë të ndryshme dhe metodat, filozofia dhe karakteri që ka ndërtuar skuadra përgjatë sezonit duhet t’i zgjidhin këto situata. Nuk kemi presion. Dëgjova Pep-in më herët në konferencë që thoshte se ishte shumë i qetë. E njëjta gjë është edhe për mua. Jemi përgatitur mirë dhe duam që ta shijojmë këtë moment. Nëse jemi të qetë, atëherë do të kemi shanset për të arritur tek finalja.”