“Jemi në krye të grupit dhe dëshirojmë ta sigurojmë këtë gjë.”; Lucien Favre, trajneri i Dortmund

Sport

“Humbëm 3-1 në ndeshjen e parë me Lazion, edhe pse i kryem shumë mirë detyrat tona. Kjo tregon se çfarë kualiteti kanë edhe kundërshtarët tanë. Prandaj ka për të qenë një ndeshje shumë delikate. Jemi në krye të grupit dhe dëshirojmë ta sigurojmë këtë gjë, por përballë Lazios nuk ka për të qenë e lehtë. Ata kanë një skuadër të rrezikshme, që dinë se si të sulmojnë por që edhe mbrohen të gjithë bashkë. E dimë se çfarë na nevojitet. Do të zbresim në fushë për të fituar ndeshjen dhe për të siguruar kalimin më tej. Nuk dua të vendosim veten nën presion, por është e rëndësishme edhe që të arrijëm të fitojmë duke luajtur futboll të bukurë.”