“Jemi në gjysmëfinale të Champions League dhe kjo fazë e kompeticionit është shumë e vështirë.”; Raphael Varane, mbrojtës i Real Madrid

Sport

“Chelsea është një skuadër shumë e kompletuar me lojtarë të kualitetit të lartë në përbërje. Ata mund të luajnë në disa module të ndryshme. Për ne do jetë shumë e rëndësishme që të përshtatemi shpejt në lojë dhe të tregohemi të rrezikshëm ndaj kundërshtarit. Duhet të bëjmë mirë edhe në mbrojtje, të punojmë së bashku dhe të bllokojmë çdo hapësirë të mundshme. Jemi në gjysmëfinale të Champions League dhe kjo fazë e kompeticionit është shumë e vështirë. Detajet bëjnë diferencën. Kemi nevojë të luajmë një ndeshje perfekte dhe të zbresim në fushë me idenë se do fitojmë që prej fillimit. Do japim gjithçka që të marrim një rezultat pozitiv”.