“Jemi gati për një tjetër sfidë të madhe përballë Atleticos së Madridit.”; Marko Nikolić, trajner i Lokomotivës

Sport

“Jemi gati për një tjetër sfidë të madhe përballë Atleticos së Madridit. Fakti është se një nga ekipet më të mira të Evropës ka ardhur në Moskë dhe bëhet fjalë për Atleticon e Diego Simeones, që meriton respekt. Ata kualifikohen në fazat finale të kompeticioneve evropiane thuajse në çdo sezon. Por jemi përgatitur mirë dhe zotërojmë cilësitë tona. Ndeshja me Bajernin ishte një përvojë e mirë për ne, por fatkeqësisht nuk na solli asnjë pikë. Këtë radhë do të bëjmë më të mirën tonë për të luajtur, me synimin për të marrë edhe pikë, jo thjesht eksperiencë në një arenë të rëndësishme sic është Champions League. Këto përballja duhet të na stimulojnë vetvetiu për të dhënë maksimumin në fushën e lojës. Mendoj se vetëm kështu mund të rrëmbejmë një rezultat sa më pozitiv”.