Real Madrid është një nga klubet më të pasura në botën e futbollit, megjithatë sërish te “Los Blancos” ka vend për ankesa duke qenë se pretendojnë më shumë fitime nga të drejtat televizive.
“Galaktikët”, së fundmi kanë pasur pakënaqësi lidhur me faktin se klubet e Premier League përfitojnë më shumë të ardhura financiare. Megjithatë, kundër Realit del presidenti i LaLigas, Javier Tebas. Ky i fundit hedh poshtë pretendimet e madrilenëve teksa shprehet se edhe në Spanjë fitohet po aq sa në Premier League. Klubet tona, falë televizioneve kombëtare fitojnë po aq sa edhe klubet e Premier League. Real Madrid ka nisur të “qajë” shumë në lidhje me këtë temë, por nuk duhet ta bëjë sepse përfiton po qa sa në Angli. Kjo është edhe një prej arsyeve se pse në momentin kur del renditja e klubeve me më shumë të ardhura, Real Madrid dhe Barcelona janë gjithnjë në krye. Nuk e kuptoj se çfarë mund të kërkojnë më tepër”, përfundoi kreu i Ligës Spanjole, Havier Tebas.