Javë zyrtarizimesh tek Interi, Marko Arnautoviç vishet sërish zikaltër

Sport

Javë zyrtarizimesh tek Interi. Pas mbrojtësit Carlos Augusto, lojtari i radhës që i është bashkuar organikës së nënkampionave të Europës, është Marko Arnautoviç, shërbimet e të cilit janë siguruar nga Bologna, fillimisht huazim një vjeçar, e më pas, e drejta e blerjes së kartonit të futbollistit, do të jetë e detyruar për klubin zikaltër.

Për austriakun 24 vjeçar, kjo nuk është hera e parë që do të vishet zikaltër, sepse një gjë të tillë, ai e ka bërë edhe në sezonin 2009/10, sezon në të cilin, Interi fitoi tripletën e famshme, Champions League, kampionat dhe kupë.

Nëse atëherë nuk ia doli dot të bëhej një element protagonist, diçka të tillë, sulmuesi i qendrës, do të provojë ta bëjë në epokën e tij të dytë. Me 19 herë kampionët e Italisë, Arnautoviç është bashkuar, pasi prej andej u largua Edin Dzeko, me këtë të fundit që u transferua në Turqi, në radhët e Fenerbahçes.

“Jam i lumtur që u riktheva sërish këtu. Kur mbërrita përbara 13 viteve, isha i ri dhe më shumë kam ardhur si tifoz, sesa si lojtar. Tani jam këtu për të ndihmuar skuadrën që të fitojë. Gjatë kësaj kohe kanë ndryshuar shumë gjëra. Jam bërë një futbollist më i qetë dhe me një karakter më të kalitur. Uroj që gjithçka të shkojë mirë. Objektivi kryesor është të shënoj sa më tepër gola dhe unë e di se si ta bëj këtë gjë”, ka deklaruar 34 vjeçari Arnautoviç.