Leonardo Jardim (Trajner i Monacos): Kemi një nisje tejet të vështirë të sezonit. E di situatën nga brenda, por mund të them se jemi të gjtihë të bashkuar. Nuk duhet të na zërë paniku. Kemi dëshirën për ta kthyer situatën dhe gjithashtu i kemi cilësitë për t’ia dalë. Aktualisht, në ndeshjet e fundit kemi kërkuar të gjejmë zgjidhje edhe përmes skemës. Tashmë them se i kemi idetë më të qarta, thjesht na duhet momenti i duhur dhe po kështu përqendrimi. Golovin?! Largimet e Lemar, Fabinhos dhe Moutinhos janë vështirë për t’u zëvendësuar nga një lojtar, por ai ka cilësi të jashtëzakonshme. Ka kohë që stërvitet shumë mirë dhe këtë e kam parë qartë sidomos në 10 ditët e fundit. Sigurisht ai ka luajtur shumë ndeshje deri më tani, por them se mund ta përballojë edhe këtë sfidë kundër Dortmundit. Falcao?! Sigurisht golat e tij kanë munguar dhe kjo është ndjerë shumë në këtë periudhë për ne. Ai aktualisht ka një formë të mirë fizike. Ka punuar fort për t’u rikthyer në formën e mirë. Po i mungon vetëm goli kështuqë thjesht presim këtë gjë nga ai, që të jetë më konkret përpara portës.
Diego Benaglio (Portier i Monacos): Nëse shohim situatën ku jemi, ngjan gjithcka për keq, por në futboll çdo gjë është e mundur. Në kampionat nuk e kemi nisur mirë, por përballë duhet thënë se kemi pasur gjithashtu rivalë të fortë, të cilët e kanë nisur mbarë sezonin. Por këtu jemi në një kompeticion tjetër dhe gjërat mund të jenë ndryshe. Mbase nuk duhet ta mendojmë situatën që kemi në Ligue 1. Sigurisht nuk vijmë as këtu si favoritë, është e qartë, por ne duhet të besojmë në forcat që kemi dhe të ndihemi sërish një grup dhe një skuadër. Duhet ta ndjesh brenda vetes forcën në mënyrë që të luftosh me mish e me shpirt. Golovin? Them se ai mundet ta bëjë diferencën, ka pasur disa probleme me lëndimet, por tani i ka kaluar dhe them se mundet të na ndihmojë goxha edhe sot kundër Dortmundit.