Japonia jep leksion edhe në stadium, tifozët e saj janë shembull për t’u ndjekur

Sport

Me fitoren e arritur ndaj Gjermanisë, Japonia ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës për atë që dha në fushën e lojës. Mirëpo, në Botërorin e Katarit, japonezët kanë shpërndarë një tjetër leksion. Këtë herë jo në fushën e blertë, por në shkallët e stadiumit. Fjala është për tifozët e skuadrës aziatike, të cilët në përfundim të ndeshjes, kanë pastruar të gjithë rrëmujën që kanë bërë në shkallët e impiantit përgjatë gjithë 90 minutave që kanë ndjekur ndeshjen.

Pas fërshëllimës së fundit, përkrahësit e Japonisë, nuk kanë preferuar të largohen menjëherë, por kanë bërë një veprim, që nuk ka kaluar pa u vënë re, por përkundrazi, ka bërë një bjë të madhe. Të gjithë me qese nëpër duar, kanë pastruar mbetjet e tyre, duke u bërë në këtë mënyrë një shembull për t’u ndjekur.

Mirëpo nuk mbyllet vetëm me kaq. Përveç tifozëve, një shembull të jashtëzakonshëm e kanë dhënë edhe lojtarët e Japonisë. Pas festuan triumfin ndaj Gjermanisë, ata nuk janë larguar pa e pastruar ambientin e dhomave të zhveshjes, duke treguar nivelin e lartë të kulturës së tyre, që përfshin të gjitha sferat e jetës. Një veprim të tillë të japonezëve e kemi parë edhe në Botërore të mëparshme.

Me 3 pikë të depozituara tashmë, në ndeshjen e ardhshme të Grupit E, Japonia do luajë përballë Kosta Rikës. Në rast të një tjetër fitoreve, atëherë aziatikët do siguronin kualifikimin në raundin e 1/8-tave të Kupës së Botës.