2024-ta konfirmohet si një vit i mrekullueshëm për Jannik Sinner. Suksesi i radhës i 23 vjeçarit është triumfi në ATP Finals, duke mundur amerikanin Taylor Fritz, 2-0 me sete, 6-4, 6-4, me turneun që u zhvillua në Torino, pikërisht në shtëpinë e Sinner. Në këtë mënyrë, Sinner është bërë italiani i parë që ka e ka fituar një turne të tillë, mirëpo rekordi shkon edhe më tej. Që nga viti 1986, Sinner është bërë i pari që nuk humbet asnjë turne në një kompeticionin ATP Finals, që nga koha e Ivan Lendl.
Po ashtu, përgjatë vitit 2024, djaloshi në fjalë, ka fituar edhe dy tituj Grand Slam, sikurse janë Anstralian Open dhe US Open. “Është një mrekulli. Ky është titulli im i parë në Itali, çka do të thotë shumë për mua. Në aspektin personal kam zhvilluar një turne të nivelit të lartë. Mendoj se nuk mund të kisha bërë më mirë se kaq, prandaj jam shumë i lumtur. Në vitin 2024, Sinner ka fituar një total prej 70 ndeshjesh tenisi në kompeticionet që ka marrë pjesë.