Jan Oblak ende në dyshim për rinovimin me Atletico Madrid

Sport

oblaklkkk

Jan Oblak është cilësuar nga UEFA si portieri më i mirë i sezonit të kaluar, vlerësim ky që është përshëndetur nga shumë tifozë, që shohin tek 25-vjeçari njeriun që bën një punë të shkëlqyer, por që nuk ka vëmendjen e kolegëve të tij në media.  Tek Atletico Madrid ai shihet si një nga pikat më të forta të skuadrës së Diego Simeones, e për këtë arsye, “los colchoneros” kanë filluar punën për rinovimin e kontratës. Por sipas asaj që raportohet së fundmi në Spanjë, Oblak është ende i dyzuar në lidhje me rinovimin ose jo me Atleticon. Kjo vjen siç raportohet për shkak se slloveni e priste rinovimin prej 1 viti dhe se ishte i zhgënjyer nga sjellja apo indiferenca e disa prej drejtuesve të skuadrës.

gettyimages 954327476 a186
Kontrata aktuale e tij me Atletico Madrid skadon në vitin 2021 dhe madrilenët duan t’i paraprijnë çdo gjëje. Lëvizjet e mëdha të gardianëve të portës gjatë kësaj merkatoje verore, si ajo e Allison tek Liverpool apo Arrizabalaga tek Chelsea, por shtyjnë që drejtuesit e klubit të nënshkruajnë sa më parë me Oblak, të cilit do t’i ofrohet një pagë mbi 7.5 milionë euro, çfarë do e bënte atë ndër më të paguarit. Ndërsa sa i përket klauzolës së tij, Atletico thuhet se do kërkojë 200 milionë euro, duke dyfishuar klauzolën në kontratën aktuale të Oblak.