“Duhet të tregohemi të guximshëm. Është e rëndësishme që të luftojmë sa më shumë për topin dhe të mos tolerojmë asnjë situatë. Ata kanë 3 nga sulmuesit më të mirë në botë dhe detyra jonë është e vërshtirë, pasi duhet t’i mbajmë nën kontroll përgjatë gjithë lojës. Nuk do të zbresim në fushë për t’u mbrojtur. Duam të luajmë një futboll të hapur e më ritëm të lartë. Ndaj një kundërshtari si Liverpuli, kjo nuk është aspak e lehtë, por ne e kemi provuar se mund të bëjmë lojën tonë edhe kur presioni është shumë i lartë.”
