JAMES MILNER, MESFUSHORI I LIVERPOOL:

Sport

“Për momentin jemi një skuadër që nuk kei treguar qëndrueshmëri. Në ndeshje të caktuar të këtij sezoni kemi luajtur ndeshje të mira, por fakti se nuk kemi ditur ta mbajmë ritmin, na ka dëmtuar dhe kjo ka bërë që të kemi mungesë rezultesh. Pikërisht në këtë drejtim duhet të përpiqemi të përmirësohemi.

Nuk është e nevojshme që të mendojmë për shumë gjatë. Vëmendja jonë duhet të jetë gjithmonë ndeshja e radhës. Për këtë arsye, duhet t’i përqendrojmë të gjitha forcat tona në këtë takim dhe të shpresojmë që në fund të dalim me fitore. Nga ana tjetër, Napoli është një skuadër që po kalon një moment të shkëlqyer. Ata vazhdojnë të mbeten të pamposhtur në kampionat dhe kanë luajtur mjaft mirë në Champions League.”