“Gjithcka që duhet të bëjmë është të ruajmë përqendrimin në maksimum, për këtë sfidë që është tepër e rëndësishme për të ardhmen tonë. Nëse e bëjmë gjithcka ashtu si duhet, atëherë jam i sigurtë që do të arrijmë të realizojmë objketivin që i kemi vënë vetes, pra pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Champions League. Barazimi 0-0 në takimin e parë nuk na favorizon edhe aq shumë, pavarësisht se këtë herë luajmë në shtëpinë tonë. Gjëja kryesore që duhet të bëjmë është të shënojmë të paktën një gol dhe të mundohemi të mos pësojmë. Përndryshe, situata do të bëhej vërtet e vështirë për ne. E dimë që nuk do të jetë e lehtë ndaj një kundërshtari si Slavia, e mësuar më tepër me arenën e futbollit evropian. Megjithatë, e theksoj që me përqendrim dhe kujdes, mund t’ia dalim mbanë të kalojmë me sukses këtë sfidë”.