Ja si votuan Panucci e Berisha për ‘FIFA Best Award’

Sport

christian vote
Në votimin për çmimin “The Best” kanë marrë pjesë vetë trajnerët dhe kapitenët e Kombëtareve të futbollit të mbarë rruzullit. E mes tyre nuk kishte si të mungonte trajneri dhe kapiteni i Shqipërisë, votat e të cilëve natyrisht që përbëjnë kuriozitet për publikun shqiptar. Kështu, në bazë të pasqyrave të nxjerra nga FIFA, Christian Panucci rezulton se ka votuar me 5 pikë Luka Modric, me tri pikë Cristiano Ronaldon dhe me një pikë Eden Hazard. Ndërsa si kapiten i kuqezinjve ka qenë Etrit Berisha e jo Ansi Agolli. Portieri ka preferuar të votojë 5 pikë Lionel Messin, 3 pikë Modamed Salah dhe vetëm 1 pikë Luka Modric.
Sa i takon trajnerëve më të mirë, italiani i pankinës shqiptare ka dhënë 5 pikë për kolegun kroat Zlatko Dalic, 3 pikë për francezin Deschamps dhe me 1 pikë ka vlerësuar Zidane, fitues i Champions League për tre herë radhazi.

AustriavAlbaniaInternationalFriendly2NB96gkDFw3l

Krejtësisht ndryshe ka votuar Berisha, nga ana e të cilit pikët maksimale i kanë shkuar Jurgen Klopit të Liverpulit, më pas ka renditur Pep Guardiolan e Man.City dhe Dedier Deschamps të Francës. Nga pala kosovare me të drejtë vote ka qenë trajneri Challandes dhe kapiteni Ujkani. Sa i takon cmimit të lojtarit më të mirë, numri një i pankinës së Kosovës ka vlerësuar me 5 pikë Cristiano Ronaldon, me 3 pikë Mohamed Salah dhe me 1 pikë Luka Modric. Kurse portieri i Kosovës, Samir Ujkani, ka pasur një këndvështrim ndryshe, duke dhënë 5 pikë për Modric, 3 për Cristiano Ronaldo dhe 1 pikë Mbappes.