Vladan Milojevic (trajner Crvena Zvezda)
“Skuadra kundërshtare përbëhet nga lojtarë me nivel të lartë individual, por sa më tepër e mendoj, aq më shumë bindem se ndeshjen e vendos skuadra ime, dëshira e lojtarëve dhe përkushtimi i tyre. Dua t’ju them tifozëve tanë të mos shqetësohen dhe të na mbështesin ashtu si zakonisht. Ndeshja është shumë e rëndësishme, sepse kundërshtarët kanë kualitetet në cdo repart. Thënë këtë, dua të shtoj se ata meritojnë respekt. Në Zvicër luajtëm vetëm pjesës e parë të duelit, për pjesën e dytë, në shtëpinë tonë pres interesim të madh të tifozëve. Ne do të japim më të mirën tonë. Patjetër që ka presion, por cdo lojtar e di mirë se kur luan në këto nivele presioni është i madh. Synojmë të luajmë ashtu si dimë të bëjmë më mirë dhe rendësi ka që ta shijojmë ndeshjen. Kam besim tek djemtë e mi! E kam thënë disa herë që ish-trajneri i Jang Bojs, Adi Hytter është frymëzuesi i filozofisë time të futbollit. Ai ka lenë shenjë tek ajo skuadër dhe tani po bën një punë fenomenale tek Eintraht”.
Gerardo Seoane (trajner i Young Boys)
“Jemi të përqendruar tek paraqitja jonë dhe duam të mbështetemi për të ndrequr gjithcka që nuk shkoi mirë në takimin e javës së kaluar në shtëpinë tonë. Rezultati 2-2 i sfidës së përpara një jave nuk na kënaq aspak. Prandaj na duhet të bëjmë një ndeshje të mirë. Baza do të jetë veçanërisht një mbrojtje e mirë, për të synuar më pas që të shfaqemi sa më konkretë në fazën sulmuese. E dimë atmosferën e ndezur që na pret në stadium. Megjithatë nuk është dicka për të cilën jemi të frikësuar. Të gjithë jemi gati për një betejë sportive. Gjendemi këtu në Beograd për të bërë detyrën tonë, për t’u përqendruar tek loja jonë dhe për të marrë një rezultat sa më pozitiv. Sidoqoftë jemi përgatitur për çdo situatë të mundshme. Edhe për penalltitë… Mund të them se kemi vërtet ekzekutues të mirë nga 11-metrat dhe këtë do të kërkojmë që ta shfrytëzojmë nëse ndeshja do të shkojë deri në atë pikë”.