Ja si shprehen trajneri Jindřich Trpišovský dhe kapiteni Tomáš Souček për duelin e sotëm

Sport

Jindřich Trpišovský (Trajneri i Slavia Praha)
E dimë se ku jemi, se çfarë niveli dhe histori kemi përballë. Por ne kemi stilin tonë dhe besojmë se mund të tregojmë vlerat tona. Askush nuk i nënvlerëson ndeshjet e ‘Champions League’-ës. Nuk mund të përfitojmë dot nga të tilla gjëra. Duam të ndërtohemi me emrin e Slavias në krye dhe pse jo të forcojmë respektin që kanë për ne ekipet e tjera. Në Europë është si të luash në ndonjë lojë kompjuterike. Ti kalon një nivel por gjithmonë bëhet më e vështirë. Sot do të jetë një ndeshje e komplikuar për ne, por do të përqëndrohemi tek loja jonë. Skuadra është përgatitur shumë mirë dhe të gjithë janë entuziastë për këtë ndeshje. Do të kërkojmë të japim maksimumin tonë.

Tomáš Souček (Mesfushor dhe kapiteni i Slavia Praha)
Eksperienca që fituam në sezonin e shkuar do të na ndihmojë vërtet shumë. Kemi nevojë të futemi në fushë me besim të plotë se mund të bëjmë mirë. Të gjithë kundërshtarët tanë me gjasa do thonë se duan 3 pikët ndaj nes, por për ne do të jetë më e thjeshtë nëse na nënvlerësojnë. Do të jetë edhe në dorën tonë, prandaj nëse arrijmë të gjejmë lojën tonë, mund të marrim një rezultat të mirë.