Eirik Horneland (Trajneri i Rosenborg)
Ndeshja kundër Dinamos do të jetë diçka krejtësisht ndryshe. Unë pres që lojtarët të performojnë edhe më mirë sesa kundër Maribor. Është e rëndësishme të gjendet ekuilibri midis presionit dhe kënaqësisë që të dhurojnë këto ndeshje. Ruajtja e përqëndrimit dhe e qetësisë është më shumë se e nevojshme në përballje të tilla delikate. Kemi punuar intensivisht në stërvitje dhe besoj shumë të aftësitë e skuadrës sime. Kemi arritur deri këtu pasi e kemi merituar, por kjo nuk do të thotë se duhet të ndalemi me kaq. Për ne është një mundësi e madhe që të rikthehemi në ‘Champions League’ dhe sigurisht që nuk duam ta çojmë dëm këtë shans. Skuadra do të japë maksimumin, për të marrë më të mirën nga të dyja ndeshjet, ndonëse kundërshtari që kemi përballë është i një niveli shumë të lartë. Kjo gjë na motivon edhe më shumë, pasi duke triumfuar ndaj skuadrave të këtij niveli, tregon se e meriton vendin mes më të mirëve të Europës.
Mike Jensen (Mesfushor i Rosenborg)
Dinamo është një nga skuadrat më të forta që mund të kishim përballë. Ata kanë në përbërje disa emra të mëdhenj dhe luajnë vazhdimisht të Europë. Kjo na i vështirëson gjërat, por gjithashtu na shtyn të përpiqemi më shumë për të bërë akoma më mirë se më parë. Do të jetë një ndeshje e vështirë, sidomos kur mendon faktin se luajmë përpara publikut të tyre. Por edhe ne kemi fituar mjaftueshëm eksperiencë përgjatë këtij rrugëtimi. Besimi është rritur ndeshje pas ndeshje dhe dëshira e skuadrës është të jetë pjesë e ‘Champions League’. Do të jetë një zhgënjim i madh nëse nuk ia dalim mbanë.