Ja si shprehen Nenad Bjelica dhe Arijan Ademi për duelin e sotëm

Sport

Nenad Bjelica (Trajneri i GNK Dinamo)
Nuk ka dyshim që me sistemin ‘VAR’, numri i gabimeve zvogëlohet, por gjithashtu largohen edhe emocionet. Kur shënohet gol, të duhet të rrish në pritje për më shumë se 1 minutë duke kryqëzuar krahët dhe kjo nuk më pëlqen. Personalisht do të preferoja emocionet përpara teknologjisë. Në fushën tonë i kemi luajtur gjithmonë ndeshjet me një nivel të lartë. Të njëjtën gjë pres edhe nga ky takim i sotëm. Nuk mund të garantoj asgjë pasi kundërshtari është i organizuar mirë dhe luajmë në një fazë ku askush nuk ka asgjë për të humbur. Ne jemi përgatitur si duhet. Nga ana fizike ndihemi mirë dhe mendërisht jemi të qetë dhe të përqëndruar për të dhënë më të mirën. Duam të arrijmë një fitore të madhe. E kemi për detyrë, jo vetëm për çështjen e kualfikimit, por edhe për të shpërblyer tifozët tanë. Kundërshtarin e kemi studiuar me kujdes dhe dimë se si t’i godasim, prandaj besojmë shumë tek triumfi.

Arijan Ademi (Mesfushor i GNK Dinamo)
Do të luajmë dy ndeshje të vështira, por mezi po presim të zbresim në fushë, pasi kemi dëshirë për të fituar. Fakti që jemi kaq pranë ‘Champions League’-ës na motivon jashtëzakonisht shumë. Skuadrës kundërshtare i pëlqen loja e ashpër dhe janë mjaft solidë në duelet një kundër një. Por besoj se ne kemi cilësitë e duhura për t’i përballuar dhe për zgjidhur çdo situatë që mund të krijohet në fushën e lojës. Do të jetë e nevojshme të ruajmë qetësinë dhe të bëjmë lojën tonë, pasi e dimë se kështu mund të arrijmë më thjeshtë tek fitorja.