Lorik Cana mesa duket ka vendosur të kalojë më tepër kohë me familjen pas largimit nga futbolli.
Ish kapiteni i Kombëtares Shqiptare përmes rrjeteve sociale, ia ka uruar ditëlindjen e parë djalit të tij, Boikenit, ku ka postuar një fotografi së bashku me gruan dhe djalin.
“1 vjetori i djalit im sot, je kuptimi i jetës ime dhe pasuria që Allahu më ka fal!!! Të dua Boiken”, ka shkruar Cana.