Ja shqiptarët më ‘të pasur’ në Serinë A

Sport

 sera

Vjet ishin pak më shumë në numër, gjithsesi 5 futbollistët e Kombëtares shqiptare që luajnë në Serinë A ditën e martë janë përfolur edhe mbi pagat që marrin nëpër skuadrat respektive. Më i paguari ashtu si edhe sezonin e kaluar mbetet Elseid Hysaj. Anësori që luan prej 3 vjetësh me Napolin, është një ndër 10 më të paguarit në skuadrën e tij, aty ku përfiton 1.6 milionë euro në vit. Shifër që pritet të pësojë rritje, me rinovimin që po diskutohet mes agjentit të tij dhe drejtuesve napoletanë.

hysaj
Në vend të dytë qendron Thomas Strakosha, të cilit Lacio i garanton 1 milionë euro në vit, përveçse i ka besuar edhe rolin e titullarit të portës tashmë prej dy sezonesh. Ai merr më pak edhe se i sapoardhuri Valon Berisha, i cili përfiton 1.5 milionë euro në sezon. Një tjetër portier është në vendin e tretë dhe bëhet fjalë për Etrit Berishën, i cili ka humbur rolin e titullarit tek Atalanta, por kjo s’ka ndikuar në pagën e tij. Gardiani merr një shumë prej 700 mijë eurosh në sezon. Dicka më pak se gjysmën e rrogës së portierit merr shqiptari tjetër i skuadrës bergamaske, Berat Gjimshiti, me një pagë që shkon në 300 mijë euro.
Gjithsesi, Gjimshiti nuk është më i varfri ndër shqiptarët e Serisë A. Pikërisht, ky status i takon fatkeqësisht Federik Veseli i Empolit, kurr merr 250 mijë euro në sezon dhe ka një kontratë që i skadon në vitin 2021.

Pagat e shqiptarëve në Serinë A
Hysaj 1.6 milionë euro
Strakosha 1 milionë euro
Berisha 700 mijë euro
Gjimshiti 300 mijë euro
Veseli 250 mijë euro