Ja sa telespektatorë pritet të ndjekin finalen e Champions

Sport

Finalja e dytë e gjitha angleze e historisë së Ligës së Kampioneve do të jetë një nga më të ndjekurat në botë. Përballja Totenham-Liverpul e programuar të zhvillohet për herë të të pestë në Madrid, por për të parën herë në stadiumin e Atleticos së Madridit, “Uanda Metropolitano”, parashikohet të ketë një publik të gjerë. Pritet që të ndiqet prej të paktën 400 milionë telespektatorësh në të gjithë rruzuzullit tokësor. Për më tepër do të jetë një sipërmarrje madhështore, në aspektin televziv. Pikërisht do të impenjohen rreth 150 profesioniste dhe do të përdoren 42 telekamera, ndër të cilat do të jenë edhe 8 Super slow-motion, 2 Ultra Slow-motion, 5 kamera “Tactical-replay’, 3 kamera “beauty-shot”, 2 kamera të lëvizshme prapa portës, një kamera ajrore dhe 2 video-kamera nga brenda portës, 2 për fansat në shkallët e stadiumit. Ndërkohë që 7 kamera do të merren me mbulimin e ardhjes së skuadrave, kurse 5 do të jenë për në tunelin e dhomave të zhveshjes kur lojtarët të hyjnë apo të dalin nga fusha. Tottenham-Liverpool do të prodhohet në formatin 4K dhe në cilësinë High Definition në simulcast. Ndërkohë që do të jetë finalja e dytë, pas asaj të Kievit, që do të prodhohet me transmetime simultane në të dyja formatet.