Sipas kësaj kompanie e cila ka lançuar karrierën e Rita Orës, ajo nuk ka respektuar kontratën duke mos nxjerrë në treg albumin e saj të dytë.Padia e Jay Z vjen si përgjigje ndaj gjyqit që Rita ka hapur gjashtë javë më parë në Kaliforni, ndaj kompanisë amerikane Roc Nation me akuzën se nuk ka arritur të mbrojë interesat e saj në këtë shtëpi diskografike.Në akuzën e saj, Roc Nation pretendon se shtëpia diskografike ka shpenzuar dy milionë dollarë për marketingun dhe promovimin e albumit te dytë të artistes, por në fakt albumi nuk ka dalë ende në treg.Sipas kontratës, Rita Ora duhet të kishte publikuar pesë albume në total që nga viti 2008, por ajo ka nxjerre në treg vetëm një i cili në të vërtetë rezultoi i suksesshëm.