Ja plani i Real Madrid me Vinicius për sezonin e ardhshëm

Sport

Në sezonet e fundit Vinicius Junior është kthyer në një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Real Madrid, duke dhënë një kontribut të çmueshëm në sukseset e Los Blancos përgjatë edicionit të shkuar, si në Champions League, gjithashtu edhe në La Liga.

Të dhënat e brazilianit duken të kënaqshme edhe këtë edicion, teksa në 36 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, anësori i sulmit ka arritur të shënojë 18 gola dhe të dhurojë 9 asist për shokët e skuadrës.

Që prej kohës kur është pjesë e Los Blancos, Vinicius ka mbajtur mbi shpinë numrin 20, por duke nisur nga edicioni i ardhshëm, situata pritet të jetë ndryshe. Sikurse raportojnë mediat spanjolle, klubi madrilen po mendoj t’i dhurojë brazilianit numrin 7-të, një numër emblemë, që e kanë mbajtur legjenda të skuadrës, me më të fresktëtit që janë Raul Gonzalez dhe Cristiano Ronaldo.

Për momentin, ky numër mbahet nga Eden Hazard, por belgu pjesë e Realit që prej verës së 2019-tës, nuk ka arritur ta shfaqë për asnjë moment potencialin e tij në “Santiago Bernabeu”.

Me këtë lëvizje,, Reali dëshiron të tregojë se e ardhmja e Vinicius është vetëm në “Santiago Bernabeu”, dhe njëkohësisht synon që ta bëjë 22 vjeçarin qendrën e projektit për vazhdimësinë.

Në sezonin e tij të 5-të me Real Madrid, braziliani Vinicius ka luajtur 206 ndeshje në të gjitha garat, teksa regjistron 54 gola dhe 52 asist.