Ja kush janë arsyet që Napoli u eliminua nga Champions League

Sport

Sezoni I mrekullueshëm që Napoli po përjeton këtë sezon në Serie A, kishte ngritur pritshmëri të larta edhe në UEFA Champions League. Në çerekfinale ndaj Milanit, skuadra e kaltër cilësohej si favorite për t’u kualifkuar më tej, mirëpo fusha e lojës vërtetoi tjetër gjë.

Ishin kuqezinjtë ata që e prenë biletën në gjysmëfinale, ndërsa nga ana tjetër, në radhët e Napolit, ambienti është I mbushur me zhgënjim dhe lot dëshpërimi. Arsyet e eliminimit të napoletanëve nga Champions League janë të ndryshme dhe ato mund të fillojnë që nga mungesa e Victor Osimhen, I cili nuk ishte në ndeshjen e vajtjes në “San Siro”, atje ku Napoli u mposht 1-0. Fakti që nigeriani nuk ishte në fushë, u konsiderua një problem I madh për ekipin e Luçiano Spalletit, duke qenë se arma e tij më e rrezikshme nuk ishte në dispozicion.

Një tjetër aryse që Napoli u eliminua nga Champions League është edhe Kvicha Kvarackhelia. Gjeorgjani ishte në fushë në të dyja ndeshjet, mirëpo në asnjë prej tyre nuk arriti të shpaloste potencialin e tij, atë që ka treguar përgjatë këtij edicioni. Madje, në “Siego Armando Maradona”, anësori I sulmit humbi edhe një penallti, që mund të kishte rezultuar vendimtare për çështjen e kualifikimit të Napolit.

22 vjeçari e ka kuptuar se penalltia e tij mund të kishte ndryshuar fatin e kualifikimit dhe për këtë arsye, ai e ka parë të udhës që të ndajë një mesazh në rrjetet sociale, ku si fillim, u kërkon falje tifozëve të Napolit dhe më pas premton se skuadra do të rikthehet më e fortë.

Po ashtu, një tjetër arsye, që ndikoi në eliminim e Napolit nga Champions League është edhe mungesa e mbrojtësit Kim dhe mesfushorit Anguisa në ndeshjen e kthimit. Të dy këta futbollistë, janë mjaft të rëndësishëm në aspektin fizik për trajnerin Luçiano Spalletti, e si pasojë, fakti që ata nuk ishin në fushë, ndikoi negativisht në qasjen që skuadra e kaltër I bëri lojës së kundërshtarit.