Ndonëse dëmtimet nuk e kanë lejuar të luajë rregullisht, Harry Kane mbetet sulmuesi më i mirë në botë. Kështu mendon ish-lojtari i Tottenham dhe kombëtares së Irlandës, Robbie Keane, që nuk sheh askënd tjetër që të jetë në nivelin e kapitenit të Anglisë sa i përket rolit të numrit ‘9’. Kane numëron 20 gola dhe 6 asiste në 31 ndeshje të zhvilluara në të gjitha kompeticionet, duke e renditur mes më të mirëve në Europë. Por në analizën e tij rreth Harry Kane, Keane thotë se nuk bazohet vetëm tek numrat e golave të shënuar, por edhe tek mënyra e lojës së 25-vjeçarit.
“Për mua, në këtë moment, nuk mendoj se ka një numër 9 më të mirë në botë. Do të thosha se ai është më i miri në këtë pozicion. Kane ka gjithçka. Shënon gola me këmbën e majtë, me këmbën e djathtë, me kokë, madje edhe me goditjet e lira”. Në intervistën e tij, Keane shton se Harry Kane di edhe se si të jep lideri dhe kapiteni i skuadrës se tij. Irlandezi ndalet tek fakti se Kane është një sulmues që fiton shumë topa dhe është i gatshëm të ndihmojë skuadrën edhe në fazën mbrojtëse, karakteristika këto që sipas Keane nuk i gjen shpesh tek numrat ‘9’ që janë në qarkullim aktualisht.