Fitorja ndaj Rumanisë ka bërë që Shqipëria të mbyll fazën e grupeve në vendin e tretë dhe me pak fat, kuqezinjtë mund të kualifikohen në turin tjetër, por kjo nuk është në dorën tonë
Gjithsesi, UEFA ka sqaruar edhe njëherë se kur do të luajë Shqipëria në rast se ne arrijmë të kualifikohemi në 1/8.
Kështu, nëse do të luajmë me fituesin e Grupit B, atëherë ndeshja do të zhvillohet të shtunën në ora 18:00 në Paris.
Në rast se do të luajmë me fituesin e Grupit C, atëherë ndeshja do të zhvillohet të dielën në ora 18:00 në Lille.