JA JEHONA E NDESHJES SHQIPERI-SPANJE NEPER MEDIA

Sport

“AS” në faqen e parë është mjaftuar me titullin “Mision i përmbushur”, megjithëse ka evidentuar edhe sesi pritjet e Rayas i mohuan kuqezinjve të merrnin të paktën një pikë.

 

Spanjollja tjetër “Sport” ka përmbledhur gjithcka me titullin “Të pandalshëm”, teksa ka nënvizuar faktin që Shqipëria u përpoq shumë, por s’e frenuan Spanjën për ta mbyllur grupin me pikë të plota dhe pa pësuar gol.

Kurse shqiptarja Panorama Sport, në faqe të parë ka titulluar: Lamtumirë Europian, Shqipëria largohet me pengje!