Eshtë Barcelona, skuadra që shihet si favorite për të fituar këtë edicion të Ligës së Kampioneve. Për këtë nuk kanë asnjë dyshim kompanitë e basteve më të rëndësishme në botë, që kur janë luajtur 5 ndeshje të fazës së grupeve i kanë vendosur gjigantit katalan një kuotë prej 4.25 për të triumfuar në garën elitare për klube të kontinentit të vjetër. Ndërkohë që menjëherë pas Barcelonës renditet Bayern Munich me 4.50, pavarësisht krizës që po kalon aktualisht me 2 humbje radhazi si në kampionat, edhe në Champions, gjë që nuk ndodhte prej 2015-s. Ndërsa vetëm në vendin e fundit të podiumit të favoritëve qendrojnë kampionët në fuqi të Real Madridit, që kuotohen 6.50. Ndër skuadrat e tjera, vërehet se Juventusi, një tjetër nga pretendentët për trofeun prestigjoz, ka kuotën 9.00. Vetëm pas bardhezinjve vijnë Atletico Madrid i Simeones me kuotën 11.00, si dhe Manchester City I Guardiolas me 12.00.