Ja cili është vendimi i papritur i Vincent Kompany për Anderlecht…

Sport

Pas startit zhgënjyes mbrojtësi i Anderlechtit, Vincent Kompany, ka hequr dorë nga detyra që i ishte caktuar edhe si trajner gjatë ndeshjeve, në mënyrë që të fokusohet vetëm në fushën e blertë. 33-vjecari ishte emëruar nga Anderlechti në postin e lojtarit-trajner, pasi gjatë verës ishte larguar pas 11 viteve te Manchester City për t’u kthyer te klubi i fëmijërisë, ku kishte firmosur një marrëveshje tre-vjeçare.


Mirëpo, aventura e tij e re nuk ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa klubi belg gjendet në pjesën e poshtme të tabelës me vetëm dy pikë nga 4 ndeshje. Duke regjistruar startin më të dobët të klubit nga Brukseli, në 21 vitet e fundit.
Kështu, Kompany ka zgjedhur të luajë vet nga ndeshjet e ardhshme, sic raporton e përditshmja belge HLN. Ai që ishte zëvendësi i tij, Simon Davies do ta marrë tani drejtimin e ekipit, kurse belgu do të jetë kapiten i skuadrës. Konkretisht, Devies, i cili më parë ishte drejtues në akademinë e City para se të bashkohej me stafin e Kompany gjatë verës, do të marrë vendimet përgjatë ndeshjeve, sa i takon ndryshimeve taktike dhe zëvendësimeve.


Këto risi do të hyjnë në fuqi që në ndeshjen përballë Genkut. “Si lojtarët ashtu edhe stafi jemi duke u munduar të gjejmë se cilët lojtarë i përshtaten sistemit më mirë se disa të tjerë. Ne jemi duke provuar një projekt të ri këtu. Nuk do të ndodhë brenda natës. Do të ketë gjithmonë ndryshime, sidomos në fillim.
Një gjë që do të ndryshojë menjëherë është fakti që Vinnie do të jetë kapiten. Ai do të përqendrohet që të bëjë vetëm detyrën e lojtarit në ditën e ndeshjeve”, ka shpjeguar Davies në konferencë për shtyp para ndeshjes së radhës në kampionatin belg që vjen në kanalet TRING SPORT.