Ja çfarë thotë Mustafi për të ardhmen e tij

Sport

shkodran-mustafi15_1.jpg

Reprezentuesi i Gjermanisë, Shkodran Mustafi nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit nga Valencia në fund të këtij sezoni.
Për lojtarin kanë shprehur interes shumë skuadra të mëdha të Evropës si Bayern Muencheni, Manchester Unitedi, Barcelona, Real Madridi e Atletico Madridi.

Ndërsa, së fundi në garë për shërbimet e tij, janë futur edhe Juventusi, Liverpooli e Borussia Dortmundi. Mustafi 24-vjeçar ka kontratë me Valencian deri në verën e vitit 2019.

“Mund të ndodhë që largimi nga Valencia të jetë një çështje në fund të këtij edicioni. Nëse largohem, më së miri do të jetë për mua të shkoj në një klub ku nuk do të më duhet të mësoj një gjuhë të re”, ka thënë Mustafi.

“Në Gjermani jam rritur. Kam luajtur në Angli, Itali dhe tash në Spanjë, kështu që nuk do të jem problem që të vazhdoj karrierën në njërën prej këtyre ligave”, ka thënë më tej ai./Albeu.com/