* Man.City u bë skuadra e parë angleze që humb katër ndeshje radhazi në historinë e Champions League. Disfata e pësuar 1-2 ndaj Lionit ishte e fundit e një serie të nisur që në shkurt, me ndeshjen e të tetave të finaleve të edicionit të kaluar ndaj Bazelit, kur kampionët anglezë e pasuan fitoren 4-0 të takimit të parë me një humbje 2-1 në kthim, pa kompromentuar kalimin në cerekfinale. Aty ku pësuan dy humbje kundër Liverpulit: 3-0 në Anfield dhe 1-2 në Etihad.
*Lionel Messi firmosi tripletën e tij të 8-të në karrierë sa i takon Ligës së Kampioneve. Gjë që e bën të jetë menjëherë kryesuesi i renditjes së shënuesve më të mirë për këtë edicion 2018-2019, përpara Taliaficos së Ajaksit, Poga të Man.Utd dhe Pjanic të Juventusit. Mirëpo një statistikë kurioze thotë se sa herë që Messi e ka nisur me tripletë sezonin e tij, në fund ka triumfuar…Reali i Madridit. Kjo ka ndodhur në sezonet 2013/2014 dhe në 2016-2017.
*Sergio Ramos, që u bë lojtari më i ndëshkuar në historinë e kompeticionit më prestigjoz të futbollit evropian për klube, duke lënë prapa Paul Scholes të Man.Utd. Kapiteni i Realit me 37 kartona të verdhë në Champions, gjithashtu mban rekordin për numrin më të madh të kartonave në një edicion të kompeticionit, kur në edicionet 2010-2011 dhe 2012-2013, mori nga 5 kartona të verdhë.
* Janë njëzet edicione radhazi të Champions League, në të cilat është aktivizuar Iker Casillas. Portieri spanjoll i Portos u bë futbollisti i parë në histori që prek një arritje të tillë, duke luajtur vetëm me 2 skuadra të ndryshme, Real dhe Porto.