Një futbollist i suksesshëm, seks simbol, por mbi të gjitha baba dhe bashkëshort i dashuruar. Çdo etapë e rëndësishme në jetën e David Beckham është fiksuar në trupin e tij përmes tatuazheve.
I fundit i postuar në profilin e tij në Instagram është numri “99”, bashkëngjitur të cilit shkruan, “Ishte një vit i mirë për mua”.
Viti 1999 në fakt ishte vërtetë i rëndësishëm për të pasi përveçse fitoi sezonin e Premiere League, Fa Cup dhe Uefa Champions League me Manchester United, po atë vit ai u ngjit në altar për t’u martuar me nënën e katër fëmijëve të tij Victoria, asokohe pjesë e grupit muzikor Spice Girls.
Po atë vit David u bë baba për herë të parë me djalin e madh Brooklyn.