Ja ç’ndodhi nëpër kampionatet e transmetuara në TRING!

Sport

kampionate tring

Emocione dhe gola të shumtë shoqëruan fundjavën e ndeshjeve të kampionateve të futbollit, që transmetohen ekskluzivisht përmes ekranit të TRING.

celtic 780x439

Në Skoci, kampionët e Selltik u ndalën në javën e 13-të, pas një serie prej 5 fitoresh, duke mos shkuar dot përtej barazimit pa gola në fushën e Livingstonit. Të besuarit e Brendan Roxhers arritën që gjithsesi të kapin në krye të renditjes Hearts, që pësoi humbjen e dytë radhazi, këtë herë 0-1 në fushën e vet ndaj Kilmarnock. Tashmë, Selltik e Hearts bashkë-kryesojnë me pikë të barabarta, 26, mirëpo keltët kanë një ndeshje më pak për të rikuperuar. Në Premiershipin skocez, të dielën u bë protagonist më në fund edhe Eros Grezda, i cili me dy gola e një asist dha një kontribut të rëndëishëm në fitoren 7-1 të Rangers përballë Motherwell. Shqiptari u aktivizua për herë të parë si titullar dhe luajti përgjatë të gjithë ndeshjes, duke qenë një nga më të mirët në ndeshjen që afroi Rangers 2 pikë me kryesuesit.

fc porto basel
Në Portugali, java e 10-të nuk dhuroi surpriza. Porto u ngjit e vetme në udhëheqje me 24 pikë, pasi fitoi minimalisht 1-0 supersfidën e kreut me Bragën, që rrëshqiti në vendin e tretë të renditjes, duke mbetur në kuotën 21. Sportingu I Lisbonës u ngjit në të dytin me 22 pikë, falë suksesit të vështirë 2-1 në shtëpi ndaj Chaves. Vendimtare rezultatoi penalltia e Bas Dost, 4 minuta para fundit. Pas dy humbjeve u rikthye te fitorja edhe Benfica që mori vendin e 4-të, falë rezultatit 3-1 ndaj Tondelës në transfertë, gjatë një ndeshjeje ku vendësit u ndëshkuan me 2 kartonë të kuq.

Gallat Fener
Në Turqi, Gallatasaraj fiksoi një sukses bindës 3-0 në fushën e Kajserisporit, duke mbajtur vendin e dytë pas një jave të 12-të, ku Bashaksehir vazhdon të kryesojë me diferencë prej 4 pikësh. Beshiktashi pësoi humbjen e dytë radhazi, duke u dorëzuar 2-1 në shtëpi ndaj Sivasporit. Dhe kështu shpërdoroi mundësinë për të kapur zonën e Kupave të Evropës.

fc porto basel
Në Zvicër, për t’u regjistruar ishte disfata e Bazelit, 4-2 në fushën e Thun, teksa Young Boys mundi 3-2 St.Gallen në transfertë, duke thelluar në 14 pikë avantazhin si kryesues. Kurse në Belgjikë, befasuese ishte humbja e kampionëve të Klab Bryzh, 2-1 kundër Sharlerua. Kështu humbën edhe shansin për t’iu afruar Genkut kryesues, që barazoi pa gola me Muskron. Anderlechti fitoi 2-0 sfidën kryesore të javës, përballë Gent, ndërsa Standard Liezh nuk pati probleme duke thyer 2-0 Kortrajk.