Massimiliano Allegri trajner i Juventusit: Kemi punuar gjithë vitit për të ardhur deri te kjo ndeshje. Të gjitha trofetë, të gjitha fitoret që kemi pasur këtë sezon, kanë qenë si të thuash një lloj stërvitje përpara kësaj finaleje. Ndaj duhet të fitojmë! Eshtë vetëm një ndeshje. Për ta arritur këtë do kuptuar çasti se kur duhet sulmuar e kur duhet të mbrojtur dhe nëse arrijmë ta bëjmë mirë këtë mund të kemi shanse. E dimë që nuk do të jetë e lehtë, sepse përballë kemi Realin e Madridit, kampionët në fuqi dhe favoritët. Por do bëjmë gjithcka për ta sjellë në shtëpi këtë trofe.
Dani Alves mbrojtës i Juventusit: Eshtë privilegj të jesh këtu. Por për ta bërë këtë natë më speciale duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi që do kemi, pa menduar fare se kë kemi kundërshtar.
Gianluigi Buffon, kapiteni i Juventusit: Jemi grup i ndërtuar te altruizmi, prandaj e di që një ndeshje e mirë e imja mund ta ndihmojë skuadrën. Kjo është dhurata më e mirë që mund t’u japë unë shokëve.
Zinedine Zidane trajner i Realit të Madridit: Kur vijmë në finale, gjithmonë thonë se jemi favoritët, por në finale s’ka favoritë. As ne as Juventusi… është një përballje 50-50. Kemi bërë shumë punë këtë sezon duke fituar La Ligan e duke ardhur sërosj në finale. Në të kaluarën kam humbur plot ndeshje, e di që ekziston mundësia për ta humbur dhe këtë. E njëjta gjë vlen edhe për Juventusin. Do mundohemi të luajmë në stilin tonë. Të dyja skuadrat do të mundohen ta bëjnë këtë. E kam përjetuar lojën e Juventusit, në Itali është i famshmi “katenaço”, por Juve s’ka vetëm atë. Pres një ndeshje të hapur. Cdokush që e do futbollin do që të shohë një finale të madhe dhe them se ka për ta parë.
Sergio Ramos, kapiten i Realit të Madridit: Përballemi me historinë. Do jetë ndeshje e fortë, sepse kundërshtarët janë të tillë. Të dyja skuadrat kemi 50 përqind shanse për të fituar.
Marcelo, mbrojtës i Realit të Madridit: S’mendoj se fakti që s’kemi luajtur një ndeshje këto dy javë është disavantazh për ne, pasi këto ditë kemi pushuar dhe jemi stërvitur mirë. Jemi më shumë se gati për këtë përballje.