Katër suksese, në po aq ndeshje të luajtura brenda një mesjave në Champions League. Si asnjë nga përfaqësueset e tjera të kampioneve më të mëdhenj kontinentalë, Spanjë, Angli apo Gjermani. E të thuash që dicka e tillë nuk ndodhte prej plot 13 vjetësh për skuadrat italiane. Të martën erdhën fitoret e Juventusit, 3-0 kundër Young Boys, si të Romës, 5-0 ndaj Viktoria Plzen. Këtyre sukseseve iu përgjigjën edhe Interi e Napoli, në mbrëmjen e së mërkurës. Zikaltërit mposhtën me përmbysje 2-1 holandezët e PSV Eindhoven. Në një ndeshje ku nuk munguan polemikat për një karton të kuq të munuar për portierin Handanovic, prekja me dorë e topit prej të cilit u konsiderua e pavullnetshme nga gjyqtari Mazic. Ndërsa në Naopoli, skuadra e Carlo Ancelotti arriti të gëzojë në minutën e fundit të kohës së rregullt, duke gjunjëzuar Liverpoolin e Klopp, falë golit të Lorenzo Insinje.
Hera e fundit që regjistroheshin 4 fitore të skuadra italiane në turneun e Kampionëve ishte më 22-23 nëntor të vitit 2005. Në atë periudhë, Juventusi theu Bryzhin me rezultatin 1-0; Udinese fitoi në transfertë 2-1 ndaj Panathinaikos; Interi shpartalloi 4-0 Artmedia Bratislava, ndërsa me të njëjta shifra, Milani festonte në fushën e Fenerbahces. U desh të kalonin plot 13 vjet për të fiksuar një tjetër poker rezultatesh. Dhe kjo arritje ka dhënë efektet edhe në renditjen e UEFA-s. Aty ku Italia për momentin ka kapërcyer Anglinë, duke u ngjitur e dyta në renditjen e përgjithshme prapa Spanjës. Mbi të gjitha duket një shenjë që Seria A mund të kthehet të jetë protagonist me skuadrat e saj edhe në skenën më të rëndësishme të Evropës.