Mateo Retegui ishte surpriza e madhe e Roberto Mancini-t në momentin kur njoftoi listën e lojtarëve të grumbullluar për dy takimet eliminatore të Europianit kundër Anglisë e Maltës. Dikush “ngriti vetullat”me dyshimin e madh kundrejt trajnerit për zgjedhjen e tij dhe lojarit që ishte praktikisht i panjohur për futbollin europian.
Nëse ka patur dyshime rreth aftësive të futbollistit të Tigres, tashmë dilemat sikur janë zvanitur deri diku. Retegui shënoi dy gola në dy ndeshjet e tij të para me fanellën e “kaltër”, fillimisht ngushtoi diferencën kundër Anglisë, megjithëse ai gol nuk maftoi për të evituar humbjen dhe hapi serinë në suksesin 0-2 ndaj Maltës. I vetmi lojtar i përfaqësueses italiane që kish shënuar në të dy ndeshjet e para me fanellën e kombëtares duke qënë ndeshje zyrtare e jo miqësore, kish qënë Piero Pratti në vitin 1968.
Një impakt jashtëzakonisht pozitiv ai i 23 vjecarit të lindur rrethinat e Buenos Airesit, por me origjinë siciliane nga gjyshi i tij dhe gjenoveze nga gjyshja.
Në këtë situatë nuk ka se si të mos ndizet merkato. Interi është klubi i parë që këkon të hidhet në sulm për numrin 19-të të përfaqësueses italiane, por përflitet se në konkurim do të hyjnë edhe Milani e Lazio pa harruar edhe ndonjë klub tjetër jashtë Italisë. Në këtë sezon Mateo Retegui që është prodhim i dy akademive me prestigjoze argjentinase, River Plate e Boca Juniors, ka realizuar 6 gola në 8 ndeshje me fanellën e Tigre-s, klub ku luan si i huazuar nga Boca. Tigre kërkon të përfitojë sa më tepër dhe duke qënë që gëzon të drejtën e blerjes synon ta aktivizojë këtë të drejtë duke blerë edhe gjysmën e mbetur të kartonit nga Boca.