Italia konfirmoi se është më në formë se kuurë. Regjistroi fitoren e radhës, ndonëse me rezultat të ngushtë në Belgjikë, duke siguruar çerekfinalet e Ligës së Kombeve. Me këtë fitore Azzurrit sigurojnë mundësinë për të përfunduar në dy vendet e para të grupit. POr mbi të gjitha prentoi edhe një vend si kokë grupi në shortin e Kupës së Botës!
Supersfida ndaj Djajve të Kuq u vendos nga goli i Sandro Tonalit në pjesën e parë, i cili erdhi pas një aksionbi të mrekullueshëm. Një sukses që të jep besim, një rezultat që mund të ishte edhe më i thellë, por edhe Spaleti e ka pranuar vetë personalisht se ka ende shumë punë për të bërë. Gjithsesi, tekmiku italianë ka shumë arsye që të buzëqeshë: Italia është më e gjallë se kurrë! Tashmë, në sfidën e shumëpritur të së dielës në San Siro kundër Francës, do të mjaftojë edhe një barazim, ose humbje një gol diferencë për të siguruar kreun e renditjes së grupit