Italia është përfaqësuesja e radhës që ka siguruar një biletë në Euro 2024, por me sa shumë polemika është mbyllur sfida me Ukrainën, e vlefshme për Grupin C. Për shkak të situatës së paqëndrueshme në vend, sfida u luajt në tokën gjermane, në stadiumin e Leverkusenit dhe takimi përfundoi me rezultatin 0-0.
Të kaltërve u mjaftonte vetëm një pikë për të prerë biletën, kurse Ukraina duhet të fitonte me çdo kusht. Si pasojë, të hedhur përpara, për të gjetur një gol në minutat e fundit, Mudryk u bë object diskutimi për një rrëzim në zonën kundërshtare, si pasojë e një kontakti me mbrojtësin Cristante. Ukrainasit kërkuan penallti, por, sipas arbitrit të sfidës, Gil Manzano, gjithçka ishte e rregullt dhe loja vazhdoi.
Më pas, ndeshja u mbyll me rrjeta të paprekura dhe Italia, bashkë me Anglinë, që ishte kualifikuar më herët, siguroi kalimin për më tej, kurse Ukrania u kthye duarbosh në shtëpi, por ai episod i ndodhur brenda zonës, u bë menjëherë object diskutimi në mediat ndërkombëtare.
E gjithë çështja ngrihet me gjetjen e një arsyetimi për mosndërhyrjen e VAR-it, që një sistuatë të tillë duhet ta kishte kaluar në sitë, pasi një penallti e dhënë, mund të kishte dërguar Ukrainën në Europian dhe Italinë në shtëpi, ndonëse të kaltërit do të shpresonin të kualifikoheshin ende nëpërmjet Nations League.
Pas përfundimit të sfidës, trajneri i Italisë, Luçiano Spalletti, u shpreh për mediat se pjesa më e vështirë tashmë kaloi, teksa premtoi se në të ardhmen, ekipin përfaqësues e pret një rrugëtim i bukur dhe premtues.