Itali, Zaza mund të rikthehet në Serie-A, Valencia kërkon ta largojë

Sport

simone zaza
12 gola dhe 5 asiste në vetëm 1 sezon në La Liga dhe Simone Zaza mund të rikthehet në Serie A. Eshtë ky lajmi i raportuar në Spanjë, ku thuhet se sulmuesi i Valencias, po shqyrton mundësitë për të bërë kthim prapa në Itali. Mundo Deportivo raportoi këtë javë se 26-vjecari është nën vëzhgimin e disa klubeve ku ndër to spikasin Napoli, Milani, Torino, Lazio dhe Roma. Ish-juventini i cili deri më tani ka luajtur për 9 skuadra në tre kampionate të ndryshme, u transferua përfundimisht te Valencia për 17 milionë euro. Në Itali Zazan nuk e kanë harruar. Edhe pse ka diskutuar një sezon pozitiv me “Los Murcielagos” ai mbahet mend për atë penallti të humbur kundër Gjermanisë. Megjithatë në Spanjë besojnë se cmimi i kartonit të tij është së paku dyfishuar që nga koha kur ai zbarkoi në La Liga.

zaza

Mundo Deportivo analizon se rikthimi në Champions League për Valencian nuk mjafton për të përmbushur kërkesat e trajnerit Marcelino. Ky i fundit thuhet se ka në plan një fushatë të zgjeruar merkatoje dhe për këtë do t’i nevojiten të ardhura, të ardhura që mund të përfitohen nga lëvizja e Zazas. Nga klubet e përmendura, Torino duket se e kërkon Zazan si zëvendësues të Bellottit, nëse ky i fundit largohet, ndërsa Milani e do për të larguar një herë e mirë emra si Kalinic kurse Napoli e Roma për të plotësuar më tej organikën me pretendime më të mëdha për sezonin e ardhshëm.