Itali, Wanda thotë se për Icardin interesohen 3 klubet më të mëdha në botë

Sport

icardiiiii12i12i
Interi siguroi prezencën në Champions League, por kjo duket se nuk mjafton. Icardi mbetet në qendër të shtypit për faktin se e ardhmja e tij vazhdon të jetë në mëdyshje. Për këtë temë, pasditen e së martës shtypi italian citoi fjalët e bashkëshortes së argjentinasit, njëherësh edhe agjentes së tij Wanda Maras. Ajo thuhet se ka deklaruar për radion argjentinase Radio Metro, se golashënuesi zikaltër ka në radhë tre klubet më të mëdha në botë, të gatshme, sipas saj, për ta paguar klauzolën prej 100 milionë eurosh që përflitet se ka Icardi në kontratën me Interin.

icardi

“Prioritet mbetet Interi, por shumë klube po bëjnë presione, për këtë ne do të bëjmë një takim me drejtorin sportiv, sepse prioritet mbetet qëndrimi në Milano, por gjërat mbeten në diskutim” – ka thënë Wanda Mara. Tre herë golashënuesi i Serie-A-së, ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2021. Hera e fundit që ai e ripërtëriu atë ishte 7 tetori i dy viteve më parë. Me Interin ai paguhet 3.2 milionë euro në sezon ndërsa prej kohësh është përfolur për një presion për një pagë më të majme. Pikërisht ky duket të jetë edhe synimi me këto deklarata të fundit, rinegociimi i kontratës me një pagë më të lartë, në të kundërtën Icardi duket se do të shohë gjetkë. Të paktën ky është nënkuptimi i bashkëshortes së tij, krejt ndryshe nga deklaratat prej kapiteni se tashmë me Interin në Champions e ardhmja mbetej zikaltër.