Itali, shtypi e raporton si të kryer, Mancini do të marrë përsipër kombëtaren

Sport

mancini12
Italia do të jetë e Roberto Mancinit. Ky ka qenë lajmi i raportuar pasditen e së martës ku ish-trajneri i Manchester City-it dhe Interit u tha se kishte arritur një marrëveshje me drejtuesit e Federatës për të drejtuar përfaqësuesen e kaltër. “Gjithçka e vërtetë dhe gjithcka e konfirmuar” – shkruante Sportmediaset teksa njoftonte se tashmë të dyja palët janë duke biseduar thjesht çështjet kontraktuale. Agjencia e lajmeve ANSA raportoi se Mancini kishte takuar Costacurtën dhe ku 53-vjecari ishte shfaqur i disponueshëm për të marrë përsipër kombëtaren. Mancini thuhet se do të zgjidhë kontratën aktuale që ka me klubin rus të Zenitit dhe që nga 13 maji, periudhë ku përmbyllet edhe kampionati, do të jetë zyrtarisht trajner i Italisë.

roberto mcn

Shtypi italian në fakt e ka raportuar si thjesht formale procedurën e hedhjes së firmave ndërsa çështja ekonomike në fjalë thuhet të jetë për një shifër prej 5 milionë eurosh në sezon, pagë totale që do të marrë ai dhe stafi i tij që do të vendosë sapo të marrë përsipër grupin. Sipas sportmediaset në tavolinë janë propozuar vite të mjaftueshme për dy kompeticione, atë Evropian dhe botëror. Sidoqoftë për gjithcka konkrete do të pritet pas datës 13 maj, ku Fabricini citohet të ketë thënë se angazhimi i Mancinit do të jetë dhe zyrtare. Nëse gjithcka shkon sipas planeve, Mancini do të mund të kryejë debutimin e tij në krye të Italisë në miqësoren me Francën që sipas kalendarit përkon me fillimin e muajit qershor.