Itali, Roma refuzon një ofertë nga Reali i Madridit për portierin Alisson

Sport

alissonnnnnnnnnn
Alisson Becker ishte një nga lojtarët më të spikatur të ecurisë së Romës në këtë sezon të Champions League-ës, por jo vetëm. Pikërisht në sajë të performancave të tija edhe në Serie-A, ka tërhequr jo pak interesin e klubeve të mëdha të Evropës. Pas shumë spekulimesh, këtë javë u fol sërish se verdhekuqtë kanë marrë një ofertë nga Reali i Madridit, ofertë që thuhet se e kanë refuzuar. Në radhë për shërbimet e tij thuhet se është edhe Liverpooli, por shifra e kërkuar duhet të jetë mbi 100 milionë. Sipas Corriere dello Sport klubi italian ka vendosur ta peshojë me plot para 25-vjecarin, i cili është përzgjedhur edhe si portieri i parë i përfaqësueses braziliane që do të diskutojë botërorin në Rusi muajin e ardhshëm.

becker

Alisson ka një kontratë deri në vitin 2021 dhe në Olimpico u soll dy vite më parë për shifrat e 8 milionë eurove nga Indernacional. Asokohe konsiderohej zëvendësues i polakut Szczesny. Aktualisht pas një sezoni të përkryer, vlera e 25-vjecarit në merkato përllogaritet të jetë rreth 45 milionë euro. Për shkak të interesimit në rritje te verdhekuqtë po mendohet propozimi për një kontratë të re, që me gjasa mund të mbajë dhe ndonjë klauzolë. Përflitet për 100 milionë. Pikërisht klauzolat e tilla janë moda e fundit që po përdorin klubet për t’u mbrojtur nga merkatoja pa frena e klubeve të mëdha.