Itali, Roma lëviz vrullshëm në merkato, zyrtarizohet edhe Marcano

Sport

roma serie a
Në një kohë kur skuadrat e tjera të Serie-A-së nuk kanë fiksuar ende objektivat e vërtetë të merkatos, Roma e Di Francescos zyrtarizoi këtë javë dy transferimet e para. Pas talentit kroat Ante Coric të angazhuar të martën, pasditen e së enjtes në “Villa Stuart” u paraqit mbrojtësi Ivan Marcano. 30-vjecari spanjoll u angazhua me parametër zero falë interesimit personal të Drejtorit Sportiv Monchi, ky i fundit pati kërkuar ta angazhonte me Sevillan që në kohën kur Marcano luante për Villarrealin 7 vite më parë. Shtatlarti vjen në Trigoria pas një sezoni pozitiv me Porton e Conceicaos ku dragojtë arritën të fitonin kampionatin pas 5 vitesh përpjekje.

seria aaa

Me verdhekuqtë Marcano ka nënshkruar një kontratë tre-vjecare që do ta shpërblejë atë me 2 milionë euro në sezon. Sipas shtypit italian ai konsiderohet si alternativë ndaj shtatlartit tjetër Federico Fazio, i cili gjithashtu te Roma u soll përmes një transferimi me ujdi të mirë. Pas afrimit të Marcanos dhe Coricit tashmë në horizont shfaqet Justin Kluivert, një tjetër emër mjaft interesant për merkaton. Djaloshi 18-vjecar i ish-sulmuesit të Barcelonës Patrick Kluivert është nën vëmendjen e shumë klubeve të mëdha pasi ai ka refuzuar ta ripërtërijë kontratën.