Itali, punëtorët e FIAT-it të zhgënjyer nga angazhimi prej 400 milionë eurosh i Ronaldos

Sport

agnelli
Angazhimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi ka zhgënjyer një pjesë të konsiderueshëm, mbase jo-tifozësh, të punëtorëve të kompanisë FIAT. Lajmi se për portugezin u faturuan plot 400 milionë euro shpenzime, kjo që ai të luajë në Torino deri në vitin 2022, i ka bërë punëtorët e fabrikës Fiat-Chrysler në Itali që të ndihen të injoruar. Si klubi, po ashtu edhe fabrika e makinës së njohur kontrollohen nga familja Agnelli dhe prej kohësh ka pasur ankesa në lidhej me pagat dhe kushtet e punës. Sipas sindikatave të punës, është e papranueshme që “në vend se të investohet për të mirën e një shumice të angazhuar në punë, investohet për pasurimin e vetëm një individi”.

ronaldo trans

Për faktin se prej kohësh nuk ka një rritje page dhe përmirësim të kushteve, sindikatat thuhet se do të bëjnë një grevë, kjo për t’i treguar zotëruesve të kompanisë FIAT se investimet nuk duhet të përqendrohen vetëm në një fushë. Por edhe pse fatura e shpenzimit për ta parë Ronaldon të veshur bardhezi është tejet e lartë, ekspertë finance si Rob Wilson në Universitetin e Sheffieldit, shprehen se falë marketingut dhe lëvizjeve në treg të mallrave komerçial, Juventusi dhe zotëruesit e saj mund të përfitojnë mjaftueshëm të ardhura sa të justifikojnë investimin e kryer. “Më shumë sponsorë, më shumë para për të drejtat televizive, më shumë fanella të shitura dhe më shumë tregje si ato aziatiket të dominura, përkthehen në garanci për Juven” thotë Wilson, por sidoqoftë fjalët e këtij të fundit nuk është smund t’i qetësojë punëtorët e FIAT-it.