Ende pa kuptuar mirë dinamikën e situatës që ka Napoli me brazilianin Allan, në Spanjë kanë raportuar se Carlo Ancelotti është pranë angazhimit të një mesfushori. Nga Franca është thënë së fudnmi se për Allan, PSG është gati të paguajë 60 milionë euro. Interesante është se kampionët e Francës po mundohen ta joshin klubin e De Laurentiis me një klauzolë në bisedime. PSG ofrohet të negociojë me Qatar Airways që Napoli të marrë edhe një sponsorizim prej tyre nëse Allan transferohet në Paris. Sipas shtypit italian ky sponsorizim mund ta çojë marrëveshjen drejt shifrave 100 milionë euro, pasi një kontratë me Qatar Airways mund të përkthehet në të ardhura mesatare 8 ose 10 milionë në vit. Në Napoli nuk kanë komentuar shumë këtë situatë. Të kaltrit e transferuan brazilianin katër vite më parë për 11 milionë euro. Allan ka aftësi të mira fizike dhe mund të luajë në qendër të mesfushës si shkatrues por edhe si i lirë. Pikërisht një lojtarë të ngjashëm duket se Napoli e ka identifikuar në Spanjë. Nga Villarreali, napolitanët thuhet se janë në bisedime për të marrë shërbimet e 22-vjecarit Pablo Fornals Malla. Ish-lojtari i Malagas, i cili “Nëndetëses së Verdhë” i kushtoi 12 milionë euro, ka shkëlqyer deri më tani duke luajtur në të gjitha ndeshjet me Villarrealin dhe duke realizuar 3 gola e 4 asiste, statistika që duket se i kanë bindur italianët. Por a do të jetë vërtetë një lëvizje Allan-Fornals?! Kjo mbetet për t’u parë.