Itali, Nainggolan flet për transferimin te Interi, ishte Roma që e kërkoi largimin e tij

Sport

radja3

“Ishte Roma që deshti të më largojë” me këto fjalë e ka përshkruar transferimin e tij belgu me origjinë indoneziane, Radja Nainggolan, i cili tashmë do të veshet zikaltër duke ripërqafuar Luciano Spallettin te Interi. Mesfushori 30-vjecar ka folur për Gazzetta Dello Sport, pak pasi gjeti dakordësinë me klubin e ri. “Interi më kërkoi fort, më shumë nga të gjithë. Tani atje do kem edhe Spallettin, një trajner të madh” – ka thënë Nainggolan, i cili ka falenderuar tifozët e Romës, por ka dashtur të saktësojë se pikërisht klubi verdhekuq ishte ai që kërkoi largimin e tij.

radja

Marrëveshja e përfolur prej disa javësh, u raportua e përmbyllur për një total prej 38 milionë eurosh, të cilat janë të ndara në 24 milionë kesh dhe të tjerat në plusvalencat e shërbimeve të Davide Santon dhe Nicolo Zaniolo. Në vend të Nainggolan, orët e fundit po përflitet se Roma ka si alternativë Javier Pastoren e PSG-ës, të cilin thuhet se do ta angazhojë pikërisht me paratë e përfituara nga largimi i belgut. Gjithsesi e premtja ishte për 30-vjecarin, i cili u la jashtë skuadrës përfaqësuese të Belgjikës për në botëror. Ai ka kërkuar të shpjegohet, pasi konsiderohej si një nga lojtarët më të dashur të tifozerisë. “Më kanë mbështetur gjithmonë, më kanë ndejtur afër dhe nuk do ta harroj kurrë” – ka thënë mesfushori, i cili faturën e largimit ia ka lënë drejtuesve të Romës.