Itali, Mancini jep numrat, 1-shi për Sirigun dhe 9-ta për Balotellin

Sport

mancini121212
Në konferencën e radhës si trajner i Italisë, përpara ndeshjes miqësore me Arabinë Saudite, Roberto Mancini ka treguar për ndarjen e numrave të lojtarëve. Ai ka ritheksuar vullnetin për ta rikthyer si titullar Mario Balotellin, megjithëse kjo mbetet për t’u parë nëse do jetë fillë në ndeshjen me Arabinë. 53-vjeçari tha se debutimi me kombëtaren për të do jetë tejet speciale. Ai e merr Italinë pas një dështimi shekullor dhe e nis pas largimit të kapitenit Gigi Buffon. Pikërisht numrin e tij, numrin 1 do ta marrë Salvatore Sirigu, i cili ka besimin e plotë të Mancinit. Numri 10 do t’i kalojë Lorenzo Insignes, ndërsa numri 9-të do jetë për Mario Balotellin.

mancini

Tejet i frymëzuar, Mancini ka theksuar se do të donte shumë që skuadra e tij si fillim të luante lojë të bukur e më pas të kishte dhe rezultatet. E pra loja është objektivi primar, ndërsa frymëzimi mbetet ajo Kupë e Botës e pa-arritur këtë vit. “Eshtë e vështirë ta them, por jam i nderuar që kam këtë mundësi dhe uroj që kjo përvojë të jetë e ngjashme me ata kolegë të mi që e kanë dërguar këtë përfaqësuese në kupën e Botës” – tha 58-vjecari. Te Italia tashmë kapiten do të jetë Leonardo Bonucci dhe gjithcka do të shihet në testet e para miqësore që të kaltrit do të kenë përpara.