Juventusi nuk shfaqi aspak lëkundje në Kupën e Italisë duke siguruar kualifikimin 2-0 përballë Genoas. Në sfidën e 1/8-ve bardhezinjtë e Massimiliano Allegrit e nisën me formacionin e dytë. Sulmi përbëhej nga Costa-Dybala-Bernardeschi. Pikërisht ata ishin dhe më të rrëzikshmit. Argjentinasi shënoi pak përpara fundit të pjesës së parë. Juventusi nuk e vuri asnjëherë në diskutim rezultatin. Në të dytën Allegri hodhi në fushë Gonzalo Higuainin, i cili dyfishoi shifrat. Kupa e Italisë është një nga objektivat e Juventusit, ndërsa kjo ishte ndeshja e 7-të radhazi që mbyllet me rrjeta të paprekura për ta. Edhe pse forma është mbreslënëse, Allegri ka kërkuar vëmendje nga lojtarët. Te Juventusi, festat do të shtyhen për pas përballjes me Romën në Serie-A, sfidë që sipas Allegrit ka domethënje titulli. Por verdhekuqtë nga ana e tyre shpërdoruan gjithcka dhe humbën 1-2 në Olimpico duke u eliminuar nga Torino. Në fushë Di Francesco hodhi nga minuta e parë të riun Schick. Roma goditi disa herë shtyllën, ndërsa De Silvestri realizoi për Torinon në pjesën e parë. Pjesa e dytë pa Dzekon në fushë, por Edera dyfishoi shifrat. Reagimi i Romës erdhi, por nga pika e bardhë kësaj radhe dështoi Dzeko. Kështu pas Perottit edhe ai nuk dërkon një top në rrjetë nga njëmbëdhejtëmetërshi. Si për të mbyllur gjërat me pak optimizëm Schick realizoi golin e tij të parë me fanellën e Romës. Di Francesco u shfaq disi i zhgënjyer nga ky eliminim, ndërsa kërkoi nga të tijët maksimumin për në fundjavë.