Itali, Joao Cancelo mbetet në Serie A, është lojtar i Juventus

Sport

joao10
Joao Cancelo nuk do të largohet nga Italia. Portugezi do të vazhdojë të jetë pjesë e Serie A, por nga sezoni i ardhshëm nuk do të jetë më lojtar i Inter, por i kampionëve në fuqi të Juventus.24-vjeçari ka zbarkuar në Torino mëngjesin e së mërkurës, ku është paraqitur për të kryer vizitat mjekësore, i pritur edhe nga shumë tifozë bardhezi.Joao Cancelo i kushtoi Juventus 40 milionë euro, shumë të cilën e paguan tek Valencia, që zotëronin edhe kartonin e portugezit. Sezonin e kaluar ai luajti me Inter, si huazim nga spanjollët. Shumë tifozë dhe analistë e cilësonin lojtarin si një nga më të mirët e sezonit të Inter, por zikaltrit nuk arritën të gjenin një marrëvshje me skuadrën e Valencias.

joao2

Nga kjo situatë duket se ka përfitur në mënyrë të shpejtë Juventus, që vazhdon të përforcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm. Joao Cancelo është afrimi i tretë i Juventus këtë verë. Ai i bashkangjitet transferimeve të Mattia Perin në portë dhe Emre Can, i ardhur pak ditë më parë nga Liverpool si nëj lojtar i lirë. Me Inter gjatë sezonit që lamë pas, Cancelo luajti 29 takime, ndërsa një zhgënjim për të ishte padyshim mungesa në listën e lojtarëve të kombëtares së Portugalisë në kampionatin botëror në Rusi.