Itali, Interi rezulton skuadra më e mbështetur në Serie-A

Sport

inter121212
Nuk është një kampionat i fituar dhe nuk vlen as një vend në Champions League, por Interi e ka fituar një duel direkt me të gjitha skuadrat e tjera të Italisë dhe ky duel ka të bëjë me shikueshmërinë në stadiume. Sipas një raporti të mesatares së tifozëve në çdo ndeshje në shtëpi, zikaltërit figurojnë skuadra më e ndjekur në Serie-A. Kështu Interi kryeson me plot 57 mijë tifozë si mesatare e 18 ndeshjeve të luajtura në shtëpi. Grupi i Spallettit ka lënë prapa rivalët e Milanit që janë të dytët me 52 mijë e 453 tifozë si mesatare, më pas vijnë Napoli, Juve dhe Roma, ku këta të fundit kanë një mesatare prej 36 582 spektatorësh për ndeshje.

inter12

Për Interin kjo është një statistikë që tregon qartë pritshmëritë në rrijte që kanë tifozët. Ky bum në ndjekjen e skuadrës nuk ndodhte që prej vitit pas tripletës në sezonin 2010-2011. Ndërkohë për sa i përket rankimit në Evropë, zikaltërit figurojnë të nëntët për nga mesatarja e mbështetjes së tifozëve në shtëpi. Të parët vazhdojnë të jenë gjermanët. Dortmundi kryeson me një mesatare të frikshme prej 79 mijë e 500 spektatorë, ndjekur nga Bayerni me 75 mijë, United 74 900 dhe Barcelona 70 mijë. Interesante është se Reali i Madridit 12 herë kampione e Evropës, është edhe pas Tottenhamit për nga mbështetja me një mesatare prej 67 mijë spektatorësh për ndeshje.